LIFESTYLE, 30 Qershor 2018, 11:33

Xhemi Shehu në palestër, tregon barkun plot muskuj

Është një prej prezantueset më të bukura të ekranit shqiptar dhe pavarësisht se është nënë e dy djemve linjat e saj fizike janë për t’u pasur zili. Pasi ka deklaruar se nuk mban dietë dhe i pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, Xhemi Shehu përveç geneve duket se është frekuentuese e rregullt e palestrës.

Ajo ka ndarë më ndjekësit e saj një foto nga ambientet ku stërvitet dhe rezultatet janë të dukshme. Barku i Xhemit është gjithë muskuj, gati për t’u ekspozuar në plazh.

Mami e dy djemve është frymëzim jo vetëm për nënat e reja por edhe për shumë vajza që nuk e kanë të jetuarin shëndetshëm pjesë stilin e tyre të jetesës.