TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Almeda Abazi është një ndër personazhet më të përfolura në Shqipëri, ajo nuk njihet vetëm për bukurinë e saj marramendëse, por ajo shquhet edhe për shkathtësi edhe pjesëmarrjen e saj në programet tona televizive.
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan Sayisman kanë rreth një vit të martuar. Që nga moderimi i saj në ‘Dancing With The Stars’ dhe nga pjesëmarrja e bashkëshortit të saj në spektakël, ata u shndërruan menjëherë në çiftin më të preferuar nga shqiptarët.
Almeda dhe Tolgahan kanë një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin, por duket se lidhja e tyre ka qenë e njëjtë që në hapat e parë. Ditën e sotme, Almeda ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të vitit 2015-të, kohë në të cilin është njohur për herë të parë me aktorin turk.
Në çdo fotografi ata duken shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit dhe kjo gjë mund të dallohet fare qartë në sytë e të dyve.
