LIFESTYLE, 29 Qershor 2018, 12:11

Brenda dasmës së Kledi Kadiut, kush ishin të ftuarit VIP?

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka kurorëzuar me martesë dashurinë disavjeçare me balerinën franceze Charlotte Lazzari. Ceremonia ka qenë private dhe balerini nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale. Por balerini Ilir Shaqiri, i cili ka qenë i pranishëm në dasmë, ka ndarë një pjesë nga atmosfera me ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/BklXssFD4VO/?taken-by=ilir_shaqiri

https://www.instagram.com/p/Bkk76D9DpNL/?taken-by=ilir_shaqiri

Dasma është zhvilluar në natyrë në liqenin e Bracciano-s dhe në një pjesë të videos së postuar në Instastory nga Iliri, arrijmë të dallojmë vetëm pak fustanin e nuses. Mes të ftuarve VIP kanë qenë edhe balerina Anbeta Toromani, Igli Tare, Dorian Grori, si dhe balerina dhe moderatorja italiane Rosella Brescia.

Kledi dhe Charlotte bashkëjetojnë prej disa vitesh dhe janë bërë prindër të një vajze në janar të 2016-ës.