LIFESTYLE, 30 Qershor 2018, 10:42

Martohet Afërdita Dreshaj, dalin pamjet nga dasma madhështore

Aërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë përrallorë të zhvilluar në Miami, SHBA. Modelja shqiptare dhe hokeisti çek Jakub Kindl i kanë thënë PO njeri tjëtrit duke i premtuar dashuri të përjetshme.

xhesika-3

Dasma, e cila u organizua në Miami kishte të ftuar familjarët e ngushtë të çiftit si dhe disa nga miqtë e tyre më të mirë. Një dasmë përallore ku Afërdita me fustanin e bardhë dhe Jakub me kostumin ngjyrë të kaltër të errët, u shfaqen tejet elegant dhe të bukur.

Fillimisht, çifti i kanë thënë po njëri-tjetrit buzë detit, sepse sigurisht, nuk mund të bëhet dasmë pa kaluar në bregdet. Pas ceremonisë në bregdet, çifti dhe dasmët kanë kaluar në një ambjent tjetër, ku kanë kërcyer e janë argëtuar për orë të tëra.