TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtunën në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit dhe në prag të këtij takimi, ka folur Kristiano Ronaldo i cili ka krahasuar veten e tij me Muhamed Salahu.
Sulmuesi portugez ka lëvduar punën e mirë që Salah ka bërë këtë sezon, ndërkohë që sa i përket ndryshimeve, ai ka folur vetëm në aspektin fizik, pa hyrë nga teknika.
“Unë kam disa ndryshime nga Salah, si ëprshembull gjatësia. Ai është pak më i shkurtër se unë dhe kjo ndoshta e pengon të shënojë gola me kokë. Unë luaj me të djathtën, ai me të majtën dhe duhet ta pranoj që ka bërë një sezon fantastik, por gjithçka mbetet të shihet të shtunën.
Ky kompeticion është shumë i rëndësishëm për mua, sidomos në aspektin personal pasi do të ishte një arritje e madhe që të fitoja Ligën e Kampionëve për herë të pestë”, u shpreh Ronaldo.