TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë për media, presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç ka thënë që është i gatshëm për rinisjen e dialogut me Kosovën.
“Fatkeqësisht unë nuk mund të garantoj që Prishtina t’i respektojë marrëveshjet dhe ta bëjë punën e vet”, ka thënë Vuçiç, shkruan Zeri.
Ai ka shtuar që Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me çdo shtet, për sa kohë që pala tjetër është e përgjegjshme.
“Në çdo dialog duhet të ekzistojnë rregulla që duhet të respektohen nga të dyja palët. Presim që Prishtina ta realizojë punën e saj dhe në mënyrë të civilizuar të heq taksën ndaj mallrave nga Serbia. Nëse e bëjnë këtë, jemi të gatshëm që menjëherë t’i vazhdojmë bisedimet”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
Ai gjithashtu ka kërkuar që të hiqet taksa kosovare mbi ushqimet serbe.