TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e Kosovës rriti taksën 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.
“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala, shkruan Gazeta Express.
Më tej, Qeveria miratoi vendimin, duke i vënë taksë qind për qind Serbisë. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.
Ky vendim u mor pas fushatës së egër që po e bën Serbia ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.