AKTUALITET, 29 Maj 2018, 18:23

Drejtoi me sukses ‘C’est la vie’, Marina Vjollca rikthehet në ekran?

Marina Vjollca fitoi vëmendjen e publikut si moderatore të ‘C’est la vie’ në Klan, një program dedikuar muzikës dhe personazheve të njohur. Ai format u pëlqye shumë dhe dukej se i shkonte për shtat mjaft mirë bukuroshes.

Rezultate imazhesh për marina vjollca cest la vie

Ditën e sotme kanë filluar të qarkullojnë sërish fjalë se do të nisë një projekt i ri për Marinën dhe përsëri në valët e Klan. Sipas burimeve të ‘Xing.al’ së fundmi moderatorja është parë shpesh në zyrat e televizionit dhe duket se ka filluar përgatitjet për një program tjetër. Akoma nuk është zbuluar ndonjë detaj specifik për të, por mendohet se shumë shpejt do ta shohim përsëri në ekran Marina Vjollcën./revistawho.com