TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi ishte parë duke ecur jashtë stacionit të policisë dhe e shfrytëzoi mundësinë e tij për të hyrë ndërsa gruaja po kalonte nga dyert e sigurisë.
Kryeministri francez, Jean Castex dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shkuan në vendin e ngjarjes.
“Republika ka humbur një nga heronjtë e saj të përditshëm në një akt barbar”, shkroi Castex në Twitter.
Policia i bëri thirrje publikut të mos shpërndajë thashetheme. Zyrtarët thanë se burri ishte i panjohur për shërbimin e inteligjencës.
Franca ka parë sulme vdekjeprurëse kundër policisë në të kaluarën, përfshirë disa nga ekstremistët islamikë.
Në tetor të vitit 2020, një 21-vjeçar me prejardhje nga Tunizia ka vrarë tre njerëz me thikë, në një kishë të Nicës. Paraprakisht, një mësuesi i është prerë koka në një lagje në rrethinë të Parisit.
Të dyja aktet kanë shkaktuar zemërim global. /REL