TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj me anë të një video mesazhi të publikuar, kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka, Mavraj dhe Basha.
Ndërkohë këto videomesazhe janë publikuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Egys Kaçe i është bashkuar po ashtu shokëve të tij të skuadrës, ku ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë të dielën PD. Ansi Agolli gjithashtu i është bashkuar thirrjes: Votoni ndryshimin.
Eros Grezda i është bashkuar po ashtu apelit për të votuar ndryshimin të dielën më 25 prill.
Të gjitha video-mesazhet e lojtarëve janë publikuar në faqen e tij të Facebook nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Kryedemokrati i ka falënderuar lojtarët për mbështetjen e tyre. “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin”, ka shkruar Basha