TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier.
Policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, shtetasin A. R., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Fier/Informacion paraprak
Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.