AKTUALITET, 23 Prill 2021, 15:19

“Po blinte vota për ta”, LSI i përgjigjet PS-së në Dibër: Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin

“Po blinte vota për ta”, LSI i përgjigjet PS-së
Lëvizja Socialiste për Integrim në Bulqizë, i është kundërpërgjigjur shtabit elektoral të Partisë Socialiste, ku këta të fundit hodhën akuza se ata që u kapën për blerje votash i përkasin LSI. Sipas reagimit zyrtar të LSI në Bulqizë, ditën e djeshme u denoncuan me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë. Më tej LSI shton se të vërtetën do ta nxjerrin organet hetimore. Postimi i LSI: Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin! Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë. Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI. Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit.

Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin! Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi...

Posted by Lsi Bulqize on Friday, April 23, 2021