AKTUALITET, 23 Prill 2021, 17:49

Fier/ Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori

Fier/ Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori

Personi i shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të një 30-vjeçari në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier është arrestuar.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 25 vjeçarit, të cilit iu sekuestrua edhe mjeti prerës thikë. Ai është shoqëruar në Komisariat dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

Njoftimi i plotë:

Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier. Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.