AKTUALITET, 29 Janar 2020, 20:21

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mal të Zi, njeriu që e kishte strehuar pranon krimin

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mal të Zi, njeriu

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mal të Zi. Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si Edmont Gjinkolaj. Trupi i pajetëu gjet në fshatin Miles pranë Tuzit dhe sipas autoriteteve kishte një plumb në kokë, çka konfirmoi dyshimet e policisë se ishte një vrasje.

Policia arrestoi si autor të dyshuar një shtetas malazez, Paljoka Juncaj, i cili rrëfeu vrasjen dhe dorëzoi armën e krimit.

Mediat malazeze shkruajnë se shqiptari i vrarë kishte hyrë në Mal të Zi më 4 janar dhe qëndronte në Tuz bashkë me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Ndërkohë që kishte qenë autori i krimit që kishte siguruar akomodimin, raporton Vijesti.

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të vrasjes.