AKTUALITET, 29 Janar 2020, 20:09

Djali i Irfan Hysenbelliut: Këshilla e madhe e babit, të fle mirë natën. Kam shtëpi 20 milion dollarë!

Djali i Irfan Hysenbelliut: Këshilla e madhe e babit, të fle mirë

Djali i Irfan Hysenbelliut, Fatmiri, ka dhënë një intervistë për Rudina Magjistarin në Tv Klan, ku flet për këshillat që i ka dhënë babai i tij, apartamentin e tij, që thotë se kushton 20 milionë dollarë dhe rëndësinë e librave në jetë.

Më poshtë po ju sjellim disa pjesë nga intervista e tij:

Në kompani jam unë dhe motra ime. Ajo ka mbaruar për financë unë për menaxhim biznesi. Kur je në atë rol e kalkulon vetë kohë. Babai na ka lënë shumë liberal. Na ka dhënë besim.

Koha që shpenzoj në zyrë është 9 me 10 deri në 4. Qetësohem 1 orë, pastaj stërvitem, për rikuperimin e gjurit.

Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai është të kesh besim në vetvete, mos dëgjosh energjitë negative. Ti bësh gjërat saktë dhe të flesh mirë natën. Të jesh i ndershëm. Kjo është këshilla më e rëndësishme që ai më ka dhënë.

Sot nuk është e rëndësishme paraja, por ideja. Paraja nuk është gjithçka. Rëndësi ka që të kesh idenë. Se mund të japin disa para dhe i humb. Duhet një ide e fortë.

Njerëzit më të suksesshëm janë ata personat që kanë dështuar dhe më pas janë bërë më të fortë.

Të kesh besim te ideja jote deri në fund. Të mos dorëzohesh asnjëherë.  Si në sport kur ke dëmtime dhe kthehesh më i fortë, edhe në biznes ndodh e njëjta gjë. Është ndryshe kur e fillon nga zeroja dhe kur e ke të trashëguar nga familja.

90 % e personave që merren me sport shpenzojnë para. Gjithmonë duhen veshje të reja, makina të reja. Është natyra e sportistëve. Ato që ke fituar duhet t’i riinvestosh. Secili ka shijet e veta. Shumë njerëz kanë qejf librat shumë të tjerë kanë sportet. Ka natyra të ndryshme….

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se çdo gjë që vesh është e shtrenjtë. Te shtëpia ka qenë një shpenzim i mirë dhe cilësor. Bëra një llogaritje të përafërt 20 milionë dollarë. Unë atë e krijova me ndihmën e arkitektit.

70 % ka qenë influenca ime. Mund të bësh gjëra dhe të lira. Duhet që të ketë raport mes çmimit dhe cilësisë. Nëse ke mundësi, gjëja më e rëndësishme është të investosh në një shtëpi të mirë. Më pëlqen, shumë sepse e kam bërë shumë funksionale.

Nuk është se kam qenë shumë i pasionuar pas librave. Më pëlqen që një informacion të caktuar ta marr nga dokumentarët, të bëj “search” në internet. Por së fundmi më kanë pëlqyer. Nga libri asnjëherë nuk humbet, vetëm fiton", shprehet Fatmiri.