TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky që shihni në foto është Altin Hajri nga Shijaku, pronari i kompleksit “Golden”, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, Altin Hajri nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Në fund të vitit 2017 ai ka qenë i kërkuar për plagosjen e rënde të shtetasit M. B ngjarje e ndodhur në fshatin Pjezë Shijak, por cuditërisht më pas emri i tij u hoq nga lista e të kërkuarve. Aktualisht për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës janë arrestuar pesë persona nga Shijaku dhe Kavaja.
Pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë nën hetim është një rreth më i gjerë njerëzish. Nga të dhënat pranë grupit hetimor dyshohet se të përfshirë në pengmarrje janë dy grupe të fuqishme kriminale në Shijak e Vlorë.
Prenga nuk rezulton nje person me precedent penal, por ai është marrë peng për shkak të përfshirjes së vëllezërve të tij në Britani në trafikun e drogës. Trupi i viktimës nuk dihet ende ku është varrosur.