AKTUALITET, 29 Janar 2020, 18:11

Viktima e aksidentit në Koplik ishte bashkëshortja e shoferit, si ndodhi ngjarja tragjike

Viktima e aksidentit në Koplik ishte bashkëshortja e shoferit, si

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i kësaj të mërkure në aksin rrugor Kolik-Dedaj, ku humbi jetën një 57-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga drejtuesi.

Sipas policisë, viktima është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, e cila pas humbjes se rrotullimit të makinës ka dalë nga mjeti, duke perfunduar ne rruge.

Njoftimi i policisë:

Ne vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë , Malësia e Madhe ju informojmë se:

Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.