TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tronditet Peja. Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.
Telegrafi mëson se njëri prej viktimave është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj, ish-kandidat për kryetar në Deçan.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin. Ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit të plagosur si dhe rrethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë më 17 tetor.