TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar një të moshuar.
Ngjarja është regjistruar dje rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se shtetasi me inicialet K.P., banues në lagjen “Guerile” të Shkodrës duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin me inicialet S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
I dëmtuari pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.