TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Paloka, është revoltuar me Inida Gjatën, e njohur si Zhaku, pasi kjo e fundit ka lavdëruar vendimin e Edi Ramës, për të emëruar si Ministre të Ekonomisë dhe Financeve, Delina Ibrahimajt dhe për të vendosur në listën e kandidateve për deputete, Luljeta Bozon.
Kaq ka mjaftuar, që Paloka ta fshijë nga lista e miqve Zhakun dhe t'ja komunikojë këtë vendim "madhor" publikisht.
Postimi i Zhakut:
Të lumtë pushka xhaxhi Edi!
Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo! Shumë nga gratë që ke sjellë në politikën shqiptare, por edhe ato që ke përzgjedhur në jetën tënde, janë ajka e ajkës dhe model frymëzues për gruan e sotme shqiptare që është e pavarur, e zonja dhe e formuar!
Për këtë duhesh përgëzuar. Fatkeqësisht, që kur u riktheva në Shqipëri pas 3 vjetësh larg, nisën zagarët të lehin kundër erës edhe për mua, vetëm sepse mbajta qëndrim objektiv mbi realitetin shqiptar që pashë pas kaq kohësh. Turmat mendojnë se o duhet të jesh kundër o duhet të jesh pro. Nuk e krahasojnë realitetin me të kaluarën por me ëndrrat nën diell. Nuk e dinë turmat që kritika është po aq e domosdoshme sa lëvdata dhe e shohin si servilizëm një lëvdatë të merituar. Por mua s´më plas se cfarë thonë delet e deshtë se ua kam vënë vizën.
Ty bravo të qoftë njëherë për gratë që na ke sjellë në jetën publike dhe sidomos për përzgjedhjen e dy personaliteteve që përmenda më lart!
Delina Ibrahimi është akademikja më e formuar që njoh mes brezit tim në fushën e ekonomisë dhe financave. Vjen nga një familje e mrekullueshme mjekësh dhe gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë njerëzve që e njohin. Unë do ta bëja kryeministre.
Luljeta Bozo është përfaqësuesja e klasës intelektuale që ndërtoi Shqipërinë dhe një personalitet i rrallë intelektual e njerëzor, që zor se vjen një herë të dytë. Këto pra janë modelet që do e frymëzojnë brezin e ri dhe do të sjellin një frymë akademike dhe teknike në politikë.
Bravo bravo. Këtë herë të përgëzoj vërtetë!
Komenti i Palokës: Bravo dhe ty Zhaku… Mjaftoi nje rruge dhe ca takime ne Tirane qe te “qartesoje” idete! Do ruaj kujtimin e njohjes se dikurshme, po do te heq nga grupi i miqve ne fb ( edhe pse e di qe nuk e ke problem) sepse nuk dua te lexoj ndonje status rradhe tendin ku te shkruash qe mire bene edhe qe shemben teatrin…
Zhaku: Eshte turp Paloke te me vijne pikerisht nga ty keto komente.
[gallery ids="564906,485786,562517,359150,520888"]