AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 20:51

Petkoviç: Nëse nuk themelohet Asociacioni s’do të ketë sukses në negociata

Petkoviç: Nëse nuk themelohet Asociacioni s’do të

Shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviç, pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi të ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe s’do ketë përparim në negociata.

Petkoviç para gazetarëve në Bruksel ka thënë poashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.

Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit tre palësh sot tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme.