TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një avokate greke është gjendur e pajetë në garazhin e vilës së saj në Kifisia të Athinës. Sipas policisë 33 vjeçarja është vrarë ditën e martë por u gjet mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas mediave greke ajo ishte qëlluar disa herë me kallash e pistoletë. Dyshimet e para janë se vrasja mund të ketë ndodhur pasi viktima kishte lidhje intime me një nga bosët e krimit.
Avokatja ishte e skeduar nga policia, teksa vite më parë ishte akuzuar ndër të tjera për grabitje, çështje që lidhen me trafikun e drogës, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Avokatja kishte rënë sërish preh e një atentati në vitin 2011 dhe që atëherë ishte larguar jashtë Greqisë. Kjo është vrasja e tretë mafioze brenda pak ditësh në Athinë.TPZ.AL