TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë takimit me banorët e Kërçovës deklaroi se “Vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”. Më tej kërkoi nga qytetarët të dilnin në votim gjatë referendumit për emrin në 30 shtator.
“NATO do të thotë siguri, paqe dhe stabilitet. NATO do të thotë paqe dhe asnjëherë më luftëra. Neni 5 i Marrëveshjes së NATO-s thotë se nëse sulmohet një vend anëtar ajo do të thotë se është sulmuar NATO dhe të gjitha vendet anëtare. Me hyrjen në NATO përfundimisht do ta sigurojmë Maqedoninë”, shpjegoi Zaev.
Zaev e krahasoi referendumin me atë të vitit 1991 kur u bënë të pavarur.
“Kjo gjeneratë gjithashtu ka rol historik. Nëse në vitin 1991 e fituam pavarësinë e vendit, tani duhet ta sigurojmë dhe përfundimisht pas 27 vitesh të niset përpara”, tha Zaev.
Kryeministri maqedonas siguroi qytetarët se nuk ka dilemë për referendumin, dhe se vendi i vetëm për Maqedoninë është NATO dhe BE.
TPZ.AL