BALLKAN, 13 Shtator 2018, 09:08

Parlamenti Europian voton sot për heqjen e vizave për Kosovën

Parlamenti Europian voton sot për heqjen e vizave për Kosovën

Gjatë ditës së sotme Parlamenti Europian pritet të votojë rekomandimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Votimi do të konfirmojë mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së.

Më pas duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare. Raportuese do të jetë eurodeputetja Tanja Fajon.

Ky zhvillim i ri politik nga BE erdhi pas miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit nga Parlamenti i Kosovës, ndërsa Komisioni Europian dha më 18 korrik rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kosova është shteti i vetëm ballkanik që nuk ka të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet anëtare të BE. TPZ.AL