BALLKAN, 13 Shtator 2018, 11:08

Thaçi: Nëse ndryshojmë kufijtë, Serbia do pranoi pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Nëse ndryshojmë kufijtë, Serbia do pranoi

Në një konferencë për mediat presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se procesi i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk do të jetë proces i lehtë.

Sipas tij Korrigjimi i kufirit mundëson njohje direket të pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që nënkupton edhe njohjen direke nga pesë shtetet e BE-së. Asnjë marrëveshje nuk do të ketë nëse nuk nënkupton njohjen reciproke të të dyja shteteve.

Presidenti Thaçi tha se nuk ka dialog në mes shqiptarëve dhe serbe, por ka dialog në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e plotë:

Korrigjimi i kufirit mundëson njohje direkte të pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që nënkupton edhe njohjen direke nga pesë shtetet e BE-së.

Asnjë marrëveshje nuk do të ketë nëse nuk nënkupton njohjen reciproke të të dyja shteteve.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është në interes te dy shteteve por ka edhe ndikimin e vet pozitiv në rajon. “Në kuadër të kësaj mund të krijohen opinione pro apo kundër kësaj marrëveshje.

Mirëpo ajo se çfarë është e rëndësishme është së të gjithë janë pro dialogut dhe negociatave. Edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia do ta mbështetnin një marrëveshje që sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. TPZ.AL