BALLKAN, 17 Shtator 2018, 12:48

Vuçiç tërhiqet nga ndryshimi i kufijve me Kosovën, ja çfarë shkruan

Vuçiç tërhiqet nga ndryshimi i kufijve me Kosovën, ja

Deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel se është kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka ndryshuar qëndrimin e Vuçiç.

Presidenti serb në një editorial që është publikuar i plotë dje në gazetën serbe “Blic” ka shkruar gjerësisht rreth vizitës së tij në Kosovë. Ai i ka dhënë një goditje “projektit” të këmbimit të territoreve duke thënë se angazhohet që serbët të kenë të drejta e jo territor.

Vuçiç i cili lartësoi Millosheviçin me fjalimin e tij në Mitrovicë, në editorialin e tij të titulluar “Çështja e Kosovës” është distancuar nga kjo duke thënë se me atë fjalim qartësisht është ndërprerë kontinuiteti i politikës së Millosheviçit.

Politika ime është politikë kundër miteve dhe të vërtetave të përjetshme ndërsa në anën tjetër, në të majtë e në të djathtë janë ata kuazinacionalistët që jetojnë me mite dhe nga mitet”.

Unë për disa jam tradhtarë, për disa të tjerë kundër drejtësisë dhe demokracisë. Edhe kur për serbët kërkojë të drejta dhe territore, marrëveshje dhe kompromis, e jo luftë, kjo nuk u konvenon asnjërës palë” deklaroi Vuçiç. TPZ.AL