AKTUALITET, 31 Dhjetor 2020, 11:18

Vriten me armë zjarri dy motra në Tiranë

Vriten me armë zjarri dy motra në Tiranë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë në zonën e “Astirit” ku një shtetas me inicialet P. A dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj .

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.