TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 22-vjeçar, student i mjekësisë në universitetin e “Swansea”, i ka dhënë fund jetës pasi është bërë subjekt talljeje nga shkokët e klasës.
I riu nga Monmouthshire, në jug të Uellsit, i kishte treguar mikut të tij një bisedë që kishte shkëmbyer me një femër në Whatsapp, ndërsa ai ia kishte shpërndarë në rrjetet sociale.
Kaq ka mjaftuar që nxënësit e tjerë të klasës së tij ta tallnin dhe ofendonin, duke e detyruar edhe të dilte nga ora e leksionit.
Kjo formë bullizmi është bërë shkak që 22-vjeçari t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.
Ai kishte menduar se ëndrra e tij për t’u bërë një mjek i mirë kishte përfunduar, pasi kishte marrë edhe vërejte nga disiplina e fakultetit.
Më pas ishte kthyer në shtëpinë e tij në gjendje ankthi dhe frike, dhe më vonë kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur të varur në një pemë pranë banesës. /Daily Mail/