AKTUALITET, 6 Korrik 2018, 15:57

Votimi i ligjit për Teatrin/ PD-LSI letër Ruçit: Shpalle menjëherë të pavlefshëm!

Grupet parlamentare të opozitës i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, për të shpallur të pavlefshëm votimin e një dite më parë të pr ligjit për Teatrin, pasi sipas tyre “ky akt përbën një manipulim banditeskt dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit, nga po ata që me ligj po duan të vjedhin edhe pronën publike”.

Këtu është fjala për denoncimin e bërë publik më herët nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i cili duke nxjerrë listën e votimit të së enjtes në Kuvend, tha se deputeti i LSI që nuk ishte fare në Parlament rezulton votues.

LETRA:

e5be37fa-40c0-4e3b-8aff-b898dbbee32a

Postimi i Vasilit

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.
Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.