AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 10:03

Vrau të ish-dashurën, ndërron jetë në spital 31 vjeçari nga Kukësi

Vrau të ish-dashurën, ndërron jetë në spital 31

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 31 vjecari nga kalimashi i Kukësit, Xhaferr Mata.

Ai vrau mëngjesin e sotëm me pistoletë ish-të dashurën, Xhuljeta Cuni, 19 vjece nga Vinjolli i Matit pot me banim në Tiranë dhe më pas terhoqi këmbën e pistoletes drej vetes.

Vajza e re, ndërroi jetë në vend, ndërsa autori u nda nga jeta rreth 1:30 minuta pas ngjarjes në spital.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 08:30 në rrugën Don Dosko, në trotuar përpara shtëpisë ku banonte e reja. Nga të dhënat e para thuhet se ata kanë qenë të lidhur por muaj e fundit, 19 vjecarja i kishte dhënë fund. Ndarja dyshohet se e ka çcuar Matën drejt aktit ekstrem.