AKTUALITET, 8 August 2026, 19:13

Vrau shokun e fëmijërisë pasi e ndoqi me automatik/ Zbulohet emri i autorit që vijon të jetë në kërkim

Zbulohet emri i autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë e ndodhur sot në lagjen nr. 14 në Korçë.

Bëhet fjalë për Kristjan Sterjon, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri viktimën. Sterjo është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa vijojnë kontrollet dhe postblloqet në disa zona për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po administron edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi.