TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tradhtia bashkëshortore dyshohet të ketë qenë motivi i vrasjes që tronditi Korçën të enjten në mbrëmje, mëson Panorama.
Një 67-vjeçar u qëllua me thikë, në lagjen nr. 7 të qytetit, shumë pranë banesës së tij, raportoi korespondentja.
Lajmin e konfirmoi edhe Policia, sipas të cilës, viktimë ka mbetur personi me inicialet P.T, 67 vjeç.
Ai po kthehej për në banesë kur është vrarë, nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima është gjetur nga bashkëshortja e tij në afërsi të banesës dhe u dërgua i plagosur në spital, aty ku edhe humbi jetën, nga plagët e marra.
Nuk dihen detaje të tjera për momentin, por policia ka nisur hetimet.
***
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.