TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person i moshës 67-vjeç, i identifikuar si Perikli Treska, është vrarë me thikë pranë një banesës së tij në Korçë. Ai është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij.
Viktima është qëlluar disa herë me thikë derisa ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e njohur si lagjja numër 7. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje si dhe identiteti i viktimës apo autorëve.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.