TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në Syri Tv, ku ka shpjeguar përse ai vendosi të dekretojë ndryshimet në Kodin Penal.
Meta tha se mazhoranca kërkoi bashkëpunim me Presidentin, dhe ai gjykoi se opsioni më i mirë, ishte ndërhyrja e disa institucioneve për t'i përmirësuar ndryshimet, se sa t'i refuzonte ato dhe mazhoranca t'i kalonte në versionin që sipas Metës ishte arbitrar.
"Mazhoranca ndërmerr iniciative për të ndryshuar Kodin Penal. Këto u vlerësuan nga opinioni publik si shumë shqetësuese. Unë, , Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, mediat, opozita, i gjykuam të tilla.
Mazhoranca kërkoi bashkëpunim me Presidentin në këtë situatë, meqenëse nuk kishte parashikime për këto sëmundje në Kodin Penal, kështuqë thanë duam të bashkëpunojmë që most ë kemi përplasje.
Presidenti kishte dy rrugë, të thoshte bëni cfarë të doni, kur të më vijë mua, unë e rrëzoj dhe ato do kaloheshin sërish.
Kishte dhe rrugën tjetër, që përderisa kërkohet bashkëpunim, Presidenti është i gatshëm, sipas standarteve të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Presidenti, duke parë praktikat më të mira europiane, nuk besoj se ka një vend tjetër si Danimarka, që ka shpikur dhe Avokatin e Popullit dhe ajo që bëmë, ja derguam qeverisë dhe parlamentin, që shiko nuk mund të dënohet një njeri 15 vjet, duhet të ketë dënim proporcional, duhet të jetë i përshkallëzuar, duhet të jetë një herë me gjobë, etj, etj. Duhet të dënohen vetëm ata që janë të diagnostifikuar dhe e dinë që kanë virusin, nëse e shkelin, kanë detyrim ndaj shoqërisë.
Është deri në 8 vjet, kur infekton dikë me dashje, që do të thotë, përshembull një organizatë jo miqësore, për qëllime të ndryshme, promovon njerëz të caktuar që ta shpërndajnë virusin. Derisa vende të tjera i kanë parashikuar prej dhjetëra vitesh, përse Shqipëria të mos e bëjë këtë gjë?
Gjithcka është bërë sipas praktikave më të mira të Danimarkës. Presidenti ka bërë detyrën e tij, ka treguar vullnet për të evituar abuzimet", tha Meta.
/TPZ.al/