AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 10:08

Vrasja në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona, emri i një prej autorëve

Vrasja në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona, emri i


Për vrasjen që ndodhi dje në Vlorë në zonën e “Plazhit të vjetër”, ku humbi jetën Arben Beqiraj, policia ka shpallur në kërkim Eduart Xhezon dhe tre persona të tjerë.

Mësohet se policia është në ndjekje të 4 autorëve të autorëve dhe në ndihmë të policisë së Vlorës është edhe FNSH-ja e Fierit.

Si ndodhi vrasja?

Arben Beqiraj, pronari i lokalit mori 7 plumba në bark dhe këmbë dhe nuk mundi t’u mbijetoi plagëve. Ai humbi jetën rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa dy personat e tjerë të plagosur janë Nesim Hodaj dhe Egert Beqiraj, nipi dhe djali i viktimës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mes viktimës dhe autorëve nisi një zënkë brenda lokalit që më pas vijojnë me grushte mes tyre. Pas sherrit autorët shkuan në makinë e tyre morën një kallashnikov dhe një pistoletë dhe u kthyen në lokal duke hapur zjarr mbi Arben Beqirajn, Nesim Hodajn dhe Ergert Beqirajn.

Duhet të themi se nga kjo ngjarje u tronditën pushuesit, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë barkas që të mos i kapnin plumbat në momentet e atentatit