AKTUALITET, 1 Shtator 2018, 13:49

Bill Clinton mahnitet nga Ariana Grande në funeralin e Aretha Franklin

Bill Clinton mahnitet nga Ariana Grande në funeralin e Aretha Franklin
Moment i sikletshëm për ish-presidentin amerikan Bill Clinton në funeralin e mbretëreshës së soulit, Aretha Franklin, ceremonia funebre e së cilës u shndërrua në show të madh, ku performuan disa emra të njohur të muzikës, mes tyre dhe Ariana Grande. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Grande interpretoi një këngë për nder të Franklin dhe reagimi i Clinton nuk shpëtoi pa u kapur dhe videoja e publikuar u shpërnda menjëherë në internet dhe mediet sociale. Në videon që po qarkullon “online”, shihet ish-presidenti duke e ngrënë me sy këngëtaren amerikane, duke e parë nga koka te këmbët.