TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri EdI Rama ishte sot në Vlorë për bilancin, mësimet dhe objektivat për sezonin e ardhshëm turistik kur u ndal sërish tek bypass-i i Fierit. Ndonëse në 5 vjet dështoi ta përfundonte, Ramën e bren ndërgjegjja për zvarritjen e këtij projekti. Ja çfarë deklaroi ai sot.
“E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni. Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën”.