TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë të arrestuarit pas vrasjes në Kavajë. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Ardian Dedejn, Eraldo Hykën, Qazim Merkajn, Marjus Aliun dhe Agron Kollçakun.
Më 4 korrik në Kavajë u përplasën dy grupeve rivale që vepronin në zonën e Durrësit dhe Kavajës, duke terrorizuar qytetin.
Për pasojë humbi jetën Ramazan Hasalliu, një kalimtar, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, nga të shtënat u plagosën shtatë persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pesë prej tyre ishin kalimtarë, ndërsa dy janë pjesë e dy grupeve që bënë përplasjen.
