AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 12:36

Mbytet turisti në plazhin e Durrësit, viktima e pestë

Mbytet turisti në plazhin e Durrësit, viktima e pestë


Një tjetër pushues është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Durrësit. Bëhet fjalë për një turist boshnjak, 70 vjeç, me inicialet F.M.

Policia e Durrësit thotë se kanë qenë pushuesit të cilët e kanë lajmëruar për një person të mbytur.

Pavarësisht ndihmës së pushuesve të tjerë, i moshuari boshnjak nuk ka mundur të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se turisti boshnjak pësoi arrest kardiak, në momentin që u fut në det.

Kjo është viktima e pestë në këtë sezon vetëm në plazhin e Durrësit.