TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar më shumë detaje lidhur me vrasjen e Vajdin Lamajt në vitin 2005, brenda ashensorit të pallatit të tij.
Në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se pak para vrasjes së tij në pallatin, i cili ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë, ishte marrë një hyrje me qera dhe i ishte dhënë një vajzë.
Sipas saj, hyrja u morr me qera nga një grua, e cila ishte përdorur si karrem për të vëzhguar lëvizjet e objektivit.
“Ishte marrë një hyrje me qira, ishte vendosur një femër dhe u përdor si karrem për të vëzhguar lëvizjet e objektivit. Të gjitha konfirmohen nga i penduari.
Në lidhje me Shullazin…nuk është e re kjo, por asnjëherë nuk janë gjetur prova. Për arsyet jam e paqartë.
Vajza që ruante aty është pyetur. Shullazi qëndronte tek 313-a. ka pasur një urdhër që secili i borgusor duhet të regjistronte numrin paraprakisht.
Dhe të gjitha bisedat janë regjistruar dhe janë marrë e janë sekuestruar. Nëse këto biseda zbardhen sicc duhet, është një punë e mirë,”- tha Klodiana Lala.