AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 21:22

Klodiana Lala: Çfarë më tha Lul Berisha dhe si e kam njohur Vajdin Lamen

Klodiana Lala: Çfarë më tha Lul Berisha dhe si e kam njohur

Gazetarja Klodiana Lala foli në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV për njoftimin e SPAK se ka zbardhur vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Spahiut. Për këto vrasje akuzohen Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi dhe bandat e tyre.

“Dy vrasjet kanë ndodhur brenda 48 orësh. Sipas SPAK, janë të përfshirë të njëjtat persona në këto ngjarje. Ajo ngjarje, ajo dosje ka qenë te Krimet e Rënda,” tha ajo.

“Kjo ngjarje nisi të kuptohej për mediat që kur u arrestua Indrit Taullau në Prizren,” tha Lala. “Sapo janë hapur petët e lakrorit,” paralajmëroi ajo.

Për Krastën, gazetarja shpjegoi telefonatën me Lul Berishën.

“Besoj se më mori nga Gjermania. Lulzim Berisha më ka telefonuar pak minuta pasi SPAK kishte bërë deklaratën zyrtare. Më tha se nuk ka asnjë lidhje me të dyja ngjarjet dhe se e sheh si sulm politik. Më tha se ishte në një shqetësim shumë të madh për shkak se kishte një familjar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai tha se ‘mua po më fusin në hasmëri për ngjarje me të cilat nuk ka lidhje’.

E ftoj SPAK që për këto ngjarje kaq të rënda të bëjë publike një minimum provash. Janë personazhe që e kanë nënshtruar prej vitesh drejtësinë. Lul Berisha është liruar me garanci të Vangjush Dakos. Cilat janë provat e pakundërshtueshme? Janë ADN-të, një armë,” tha ajo.

“Unë e kam njohur Vajdin Lamen në momentin kur kam nisur punën si gazetare. Jam takuar me të në ditët e para të karrierës bashkë me një mikun e përbashkët. Sonte ai do festonte ditëlindjen e 51-të,” tha ajo.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2020/12/08/lul-berisha-ne-kerkim-per-vrasjen-e-vajdin-lamajt-si-e-ndihmoi-vangjush-dako-te-dilte-nga-burgu/

https://www.tpz.al/2020/12/08/lul-berisha-flet-nga-arratia-skam-lidhje-me-vrasjet-e-klodian-saliut-dhe-vajdin-lamajt-sulm-per-qellime-politike-e-sfidoj-spak-un/