AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 22:26

Covid-19 i merr jetën 52-vjeçarit, testet e shpejta zbuluan 20 raste sot në Peqin

Covid-19 i merr jetën 52-vjeçarit, testet e shpejta zbuluan 20 raste

Një 52-vjeçar nga Peqini ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” të njohur si covid-2 në Tiranë. Ai kishte disa ditë i shtruar në spital dhe nuk mundi që të fitojë luftën me sëmundjen.

Vetëm sot në spitalin e Peqinit janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus përmes testimit të shpejtë që po aplikohet prej ditës së djeshme.

Në Peqin nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 28 banorë duke e kthyer këtë bashki në një vatër të rrezikshme infeksioni.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 14 humbje jete nga koronavirusi.