TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha, ka treguar në emisionin "Open" në Top Channel se ndaj policit nuk ka pasur sulm, pasi në momentin e vrasje, predhën e plumbit i riu e ka marrë në shpatull.
Sipas Arjan Hoxhës, një polici nuk mund të bëjë ndjekje në errësirë nëse nuk ka informacion se personi në fjalë ka kryer një vepër të rëndë penale.
Arjan Hoxha: "Fillimisht duhet të kemi një sulm që të ketë një mbrojtje. Por nuk rezulton që viktima të ketë zhvilluar një sulm. Veprimet e mëtejshme do të konkludojnë nga pakujdesia pa në formën e vrasjes me dashje indirekte.
Po të shikoni predhën e ka marrë në shpatull jo në gjoks. Nuk e ka pasur përball që mund ta rrezikonte. Një polici nuk mund të ndjej një person në errësirë.
Se nuk kishte informacion që po kryhej një vepër e rëndë dhe duhej të përdorur arma. Një grua pretendon se ka pasur një sherr verbal.
Kjo mund të ketë kaluar me eufori tek polici dhe t’mund të ketë shkuar aty. Por sulmi mungon dhe s’ka mbrojtje të nevojshme dhe s’ka kalim të kësaj mbrojtje. Kjo është e gabuar. Për mua është vrasje nga pakujdesia.” /Top Channel