AKTUALITET, 30 Nëntor 2020, 13:25

Vrasja e Ridvan Ramazanit, gjykata jep vendimin për Milkjor Gjokën, ja për çfarë akuzohet

Vrasja e Ridvan Ramazanit, gjykata jep vendimin për Milkjor Gjokën, ja

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën “arrest me burg” shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni në fshatin Mushan të njësisë Dajç.

Ndërkohë gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të arrestuar për “moskallezim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.

Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën detyrim paraqitje për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjoken organi i akuzës kërkoi arrest me burg, masë të cilën e dha gjykata.