TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre qytetarë mësohet se kanë ndërruar jetë nga Covid -19 në Elbasan.
“Panorama” raporton se viktimat janë të moshës 57, 77 dhe 79 vjeç dhe prej disa kohësh po trajtoheshin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Covid 2.
Personat të cilët kanë ndërruar jetë pritet të bëhen publike në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se nga fillimi i pandemisë në gjithë vendin e kanë humbur betejën me koronavirusin 798 persona, ndërsa janë infektuar 37.625 persona.
Ndërkohë sot një pacient i infektuar me Covid i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”