AKTUALITET, 22 Prill 2021, 09:12

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, policia shoqëron 15 persona në komisariat, 18 gëzhoja u gjetën në vendngjarje

15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-kreu i LSI në Elbasan ditën e djeshme.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme, dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda.

Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen.