TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-efektiv i Forcave RENEA, Arbër Paplekaj është dorëzuar pranë komandantit të RENEA-së menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Gazetarja Klodiana Lala tha në Opinion se Paplekaj ka refuzuar të dorëzohej në policinë Elbasanit për shkak të frikës se mund të vritej nga grupet e armatosura që veprojnë në këtë qytet.
Lala: Të gjitha kamerat në zonë janë pa servera dhe shpresa e vetme janë celularët e personave të shoqëruar. Në momentin që ka pasur shkëmbim zjarrit, Arbër Paplekaj që është një nga efektivët më të mirë, pretendon se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje. Pikëpyetja e parë lidhet me veprimet e policisë. Përse policia nuk ndërhyri kur të gjithë kanë qenë të armatosur?
Mund t’i shtrinte përtokë dhe mund ta shuante sherrin. Duhet sqaruar momentin se kush ka qëlluar i pari. Viktima nuk ka pasur armë, e konfirmuar zyrtarisht. Pjerin Xhuvani është më i përfolur ditët e fundit për shkak se u përfshi në incident më 14 mars. Ka qenë drejtor i spitalit psikiatrik i akuzuar për korrupsion. Së fundmi, mendohej se për shkak të lidhjeve me eksponentë të grupit të Suel Çelës kishte lidhje me Partinë Socialiste.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, pra një sulm intensiv. Edhe sikur të kishte qëlluar me dy karikatorë Arbër Paplekaj e kishte të pamundur të pamundur të qëllonte 15 gëzhoja. Që do të thotë shkëmbimi i zjarrit ka qenë i pa diskutueshëm. Arbër Paplekaj nuk është dorëzuar në policinë e Elbasanit. Ka shkuar dhe është dorëzuar te Komandanti i RENEA-s në zyrë dhe i ka dorëzuar pistoletën duke i thënë të mos e prekte.
Me këtë pistoletë unë kam qëlluar ka thënë. Më pas është tentuar të dorëzohet në policinë e Tiranës. Ai ka pretenduar se kishte dyshime që grupe të armatosura lëviznin nëpër qytet, ka pretendime se ka patur frikën se mund të vritet dhe për këtë arsye ka zgjedhur t’i dorëzohej vetëm komandantit të RENEA-s. Kjo nuk është e shënuar në procesverbal, por është një frikë e shprehur tek njerëzit që ka kontaktuar gjatë rrugës.