AKTUALITET, 21 Prill 2021, 22:21

“Hiq dorë”/ Dhunohet anëtari i LSI në Poliçan, akuzon vëllain dhe nipin e kryebashkiakut socialist

“Hiq dorë”/ Dhunohet anëtari i LSI në Poliçan,

Anëtari i LSI për Poliçanin, Luan Tare Pitikoja ka rënë sot pre e dhunës.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se ai ka qenë duke hyre ne pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pellumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mire. Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë dy muajve të fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.