AKTUALITET, 21 Prill 2021, 22:57

Sulmi ndaj anëtarit të LSI-së në Poliçan, Meta: U dhunua nga bandat se mbante kapelen me simbolet e partisë së tij, i premtova se…

Sulmi ndaj anëtarit të LSI-së në Poliçan, Meta: U

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Poliçan, ku anëtari i LSI-së në këtë qytet u dhunua nga disa persona.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ meta theksoi se kishte folur me mikun e tij të vjetër, Luan Tare, ndërsa theksoi se ishte sulmuar nga banda që dhunon popullin e Poliçanit.

Mes të tjerash kreu i shtetit theksoi se “I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.”.

REAGIMI I METËS

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.

Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.

I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.

Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave! ??