AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 10:17

Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë

Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë

Gjykata ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe Dhuarata Saliajn. Trupa gjyqësore ka pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Mbi babë e bijë rëndon akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Mexhit Saliaj ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës. ndërsa hetuesit kanë zbuluar se është ndihmuar edhe nga vajza e tij, Dhurata.

Ngjarja ndodhi pak minuta para nisjes së seancës gjyqësore, pasi prej muajsh çifti Saliaj ishin në proces divorci. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.